-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E trishtë! Djali vdiq në duart e policisë, familja në dyert e morgut për trupin

Kryesoret

Familja e të riut Laer Kurti prej orëve të para të ditës së sotme ishte në dyert e morgut në Tiranë në pritje për të marrë trupin e djalit. I riu vdiq mbrëmë në duart e policisë mes misterit të madh, pasi shumë rrethana janë ende të pasqaruara dhe të dyshimta.

Prindërit dhe të afërmit ndodhen në ambientet e jashtme të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Babai i Lear Kurtit ngriti akuza të rënda ndaj uniformave blu. Ai tha se policia e mbyti dhe se nuk ka marrë asnjë përgjigje për shkakun e vdekjes së djalit të tij.

“Autoritet më thanë që do marrësh përgjigje për shkakun e vdekjes rreth orës 10:30-11:00, por akoma nuk kam asnjë kontakt dhe asnjë përgjigje. Gruaja pas marrjes së lajmit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi mori vesh lajmin.

Dje kam qenë në spitale, për këtë shkak, ndërsa policia nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për djalin. Djali nuk ka patur asnjë problem shëndetësor”, tha babai duke rrëzuar pretendime te disa mediave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Kurti u ndalua nga patrulla e policisë dhe u shoqërua në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”. Policia tha se rrugës për në komisariat nisën problemet shëndetësore. Policia tha se vdiq në spital, po “Trauma” e mohoi duke shtuar akoma më shumë misterin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit