-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gropa e zezë e energjisë elektrike”, Berisha: Qeveria nuk paguan futurat në institucione

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në seancën e sotme parlamentare, akuzoi qeverinë se përveç vjedhjes nuk ka bërë asgjë tjetër për energjinë elektrike.

Sot diskutojmë për një sektor, i cili është rasti më klasik se si një pasuri kombëtare është shndërruar në një mallkim kombëtar.

Një pasuri e çmuar kombëtare, falë një strategjie të nisur në vitin 2007-të, u arrit të dyfishohej prodhimi i energjisë hidrike.

Fakti tjetër është se po vidhni në mënyrën më të papërmbajtur. Sepse si në asnjë vend tjetër, e shisni energjinë e digave te agjentët tregtarë tuaj me 40 euro megavati, dhe ai e shet në bursa me 120 euro dhe ju sjell të gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku.

Ju keni krijuar në sistemin energjetik një rrjet vjedhjes më gjigante në Europë dhe botë“, tha Berisha.

Berisha gjithashtu ka akuzuar qeverinë se nuk paguan paguan energjisë elektrike në institucione

Ju keni instaluar një sistem vjedhje të qytetarëve në pallatet private të vjetra. OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohet pallateve të vjetra, që kanë vetëm 5 llampa, ju u faturoni 600 kilovat në orë. Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se keni ulur humbjet.

Po gropa e zezë jeni ju si qeveri. Që nuk paguani tarifat e konsumit të energjisë nëpër institucione. 200 milionë euro para të taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.” shtoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit