Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë debatit në Kuvend duke iu përgjigjur Sali Berishës e akuzoi për keqmenaxhimin e sistemit energjetik.
“Ju shitët HEC-et më të rëndësishme në Shqipëri; TEC-in e Fierit e çuat për skrap.
Po dhënien e HEC-it të Ashtës një privati, ju kujtohet? 130 milionë euro dëm të shpenzuara dhe të hedhura në det për TEC-in e Vlorës.
Po të ishin këto asete, nuk do të kishim nevojë për import, zero. Do i plotësonim nevojat tona. Pasi e rrënuar sistemin ju, nga 2013 ne e konsoliduam, ju flisni për performacën e OSHEE-së.
Humbjet kanë ardhur duke u reduktuar çdo vit dhe erdhën në 19.9% humbja nga 40.4% që ishte në 2013. Në shtator 2022 kemi nivelin më ulët të humbje në Tiranë” tha Spiropali.