Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar edhe një herë vdekjen e Lear Kurtit, duke e cilësuar si vrasje. Me anë të një postimi në facebook, Berisha shkruan se i ndjeri u vra për së dyti nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.
Sipas Berishës rezultateti e autopisë së është një makabër që po përdoret për të fshehur gjurmët e krimit. Prokuria ka thënë se në stomakun e të riut u gjet një qese, ambalazh droge duke lënë të kuptohet se ky ishte shkaku i vdekjes.
“Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.
Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!
Të dashur miq,
Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:
1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,
2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh”, shkuan Berisha.
Kujtojmë që 32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme teksa po transportohej për në komisariat.