Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, ku duken disa policë duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari.
“Shikoni si e gjuan krimineli me uniformë i dyshes Rama-Çuçi qytetarin!“, ka shkruar Berisha.
Mbrëmjen e kësaj të premteje priten të mbahen protesta masive kundër vdekjes të Lear Kurtit në duart e policisë së shtetit.
Thirrja është bërë nga rrjetet sociale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se e mbështet këtë protestë e cila do të mbahet të Ministria e Brendshme, në orën e 20:00.
Leart Kurti, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë në duart e policisë një natë më parë.