Indrit Ndoj u gjet pajetë me një plumb në këmbë në orët e para të ditës së sotme në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë Krujë.
34-vjeçari ende nuk dihet nëse është dhunuar dhe qëlluar më pas në këmbë duke ndërruar jetë apo është rrëmbyer dhe vrarë diku tjetër dhe është hedhur aty.
Trupi i tij u gjet nga banorët në një rrugë dytësore. Nga një kërkim i shpejtë dhe i thjeshtë rezulton se ai ka qenë i skeduar për trafik emigrantësh.
Vitin e kaluar i riu u arrestua në Lezhë për trafik emigrantësh kundrejt pagesës. Çështja nuk dihet nëse ishte mbyllur apo nën hetim në gjendje të lirë.
Nuk dihet arsyeja e vrasjes së të riut.