-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk është i lumtur, do largohet nga Interi’/ Ja vendimi i zikaltërve për Kristjan Asllanin

Kryesoret

Një nga lajmet më të bujshme sportive në Itali në 24 orët e fundit ka qenë edhe ai rreth Kristjan Asllanit dhe largimit të tij të mundshëm nga Interi. Futbollisti shqiptar u afrua me shumë bujë te zikaltrit dhe shihej si zëvendësi i Brozoviç në mesfushën e të ardhmes të kësaj skuadre.

Por minutat nuk kanë qenë të shumtë në këtë fillim sezoni dhe duket se trajneri Inzagi nuk ka shumë besim te aftësitë e mesfushorit shqiptar. Ndaj të enjten u shpërnda lajmi se Asllani kërkonte që të luante sa më shumë dhe për këtë arsye, kishte lindur ideja e largimit të tij në janar drejt një skuadre tjetër ku të aktivizohej rregullisht.

Në skenë kishin dalë emrat e klubeve të ndryshme që ishin gati t’i hapnin dyert futbollistit shqiptar. Por “fcinternews.it”, një portal shumë pranë klubit zikaltër, raporton se këta të fundit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari, qoftë edhe për ta huazuar në janar. Ndaj largimi i tij nuk është një temë që po diskutohet në radhët e milanezëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit