Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti, mbrëmjen e të mërkurës gjatë shoqërimit për në komisariat ka ngjallur polemika dhe tronditje te opinioni publik.
Këta të fundit në rrjete sociale së bashku me Shoqërinë Civile kanë organizuar një protestë, pasi dyshojnë se vdekja e të riut erdhi nga dhuna dhe pakujdesia e policisë.
Qytetarët janë shprehur se përsëritja e rasteve të tilla ka sjellë që ata të mos kenë më besim tek uniformat blu.