-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç pas takimit me ambasadorët: Targat janë problem i shpikur

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me ambasadorët e QUINT u shpreh se përsa i takon letrës së lënë në zyrën e tij nuk u dakordësuan që ta publikojnë por konfirmoi që ka të bëjë me Kosovën.

Vuçiç tha se në letrën e lënë nga ambasadorët ka disa gjëra që mund ti bëjnë dhe disa të tjera jo duke u shprehur se pakti është të mos publikohet.

“Ka gjëra që mund të bëjmë, ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë, partnerët tanë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren” – tha ai.

I pyetur për dokumentin, nëse dhe në çfarë mase ai i kthehet planit për Kosovën që dikur i ishte propozuar Marta Ahtisaarit, Vuçiq u përgjigj: “diçka duket, e diçka jo”.

Diçka është minus i Ahtisaarit, dhe diçka është plus i Ahtisaarit” thotë ai.

I pyetur nëse është bërë të paktën një hap në gjetjen e zgjidhjes për riregjistrimin e targave në Kosovë, ai tha se nuk janë afër asnjë milimetër arritjes së një marrëveshje.

“Asgjë, zero”– thekson Vuçiç, dhe shtoi se “nuk mund të shpikësh një problem, ti insiston në të dhe tani të gjithë duhet të merren me të”.

Ai thekson se fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit