-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Sindikatës: Të hënën do të ketë pjesëmarrje masive, protesta pa afat

Kryesoret

Një numër i lartë pedagogësh, janë të pakënaqur me plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria, mes tyre edhe paga. Sot pedagogët kanë hyrë në ditën e 5-të të bojkotit.

Pedagogët thanë se do të qëndrojnë jashtë Universitetit derisa qeveria të marrë vendimi për plotësimin e kërkesave.

Ata thanë se duhet marrë nën konsideratë e gjithë platforma e arsimit.

Protesta sipas kreut të Sindaktës do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Sindikata e Pedagogëve

Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi u shpreh ditën e sotme se protestat janë në rrugën e duhur, dhe do të vazhdojnë pa afat derisa sa kryeministri të reagoj. Gjithashtu ai deklaroi se të hënën do të ketë pjesëmarrje masive.

Kovaçi u bëri thirrje dekanëve që të mbledhin Asamblenë Kombëtare, dhe të vendosin mbi qëndrimin e tyre ndaj peticionit.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë.

Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, u shpreh Kovaçi.

Cilat janë kërkesat e Pedagogëve?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës, rritja e financimit për kërkimin shkencor, rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ , rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare,  rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit