-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK thërret sot Malltezin, avokatët: Të shtyhet seanca

Kryesoret

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka thirrur sonte Jamarbër Malltezin për t’u pyetur në lidhje me aferën “Partizani”. Kjo është hera e parë që ai thërritet pët të dëshmuar që kur mbi të u vendos masa e arrestit në shtëpi. Seanca është në orën 10:00 dhe prokurorët që do të marrin pjesë janë Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi dje se kanë bërë kërkesë dje në SPAK për shtyrje të seancës për shaka se Malltezi nuk mund të paraqitet për shkak të disa angazhimeve të tij.

“Duke qene se mbrojtësit si te zotit Sali Berisha ashtu edhe te Zotit Jamarbër Malltezi e kane te pamundur pjesëmarrjen ne te dyja seancat e pyetjeve për shkaqe objektive pune dhe familjare dhe duke konsideruar se kjo pjesëmarrje është e domosdoshme ata (avokatet) i janë drejtuar SPAK me kërkesë për shtyrjen e pyetjes se shtetasve te mësipërm për javën ne vijim ne një nga ditët qe ata do ta çmojnë të përshtatshme”, shkroi dje Gjokutaj.
Gjithashtu Spak ka kërkuar marrjen në pyetje ditën e nesërme për Berishën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit