Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në autostradën Fier-Lushnje.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe janë plagosur 4 perosna.
Një automjet tip Benz ML është përplasur me një automjet tip Opel në kryqëzimin e Savrës.
Për pasojë u plagosën drejtuesi i Benz-it, makina është përmbysur dhe tre udhëtarë në mjetin Opel. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore.