Disa detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 34-vjeçarit Indirt Ndoji, i cili u gjend i pajetë në kanalin pranë shtëpisë.
Ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se Ndoji është goditur me kaçavidë.
Viktima është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.
Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.
Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes.