Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u shpreh se megjithëse nuk ka marrë një vendim zyrtar për të kandiduar për rizgjedhje në vitin 2024, ai synon ta bëjë këtë duke përmendur inkurajimin e mëparshëm nga djali i tij i ndjerë, Beau, dhe duke zbuluar se ai ka mbështetjen e gruas së tij, zonjës së parë, Jill Biden.
“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka shumë të rëndësishme dhe unë nuk duhet të largohem prej saj. Unë nuk e kam marrë atë vendim zyrtar, por është qëllimi im, synimi im të kandidoj sërish dhe ne kemi kohë për ta marrë atë vendim”, shtoi ai.
Më parë, Jill Biden tha në një intervistë për NBC se ajo do të mbështeste një rikandidim të bashkëshortit në vitin 2024. “Ai e kupton qeverinë më mirë se kushdo tjetër”, kishte thënë Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
Joe Biden ka thënë gjithashtu se është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve afatmesme për të parë nëse do të kandidojë sërish për këtë post.