-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 50 mijë metra katror të sekuestruara në Himarë, kush i falsifikoi dokumentet?

Kryesoret

Një pronë prej 59.889 metra katror, e cila kap vlerën e 8 milionë eurove është sekuestruar nga policia, pasi dyshohet se u përfitua nga falsifikimi i dokumenteve.

Përfituesit janë një 60-vjeçar me iniciale H. M. dhe një 54-vjeçar me iniciale K. M..

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit