Nga Kuçova ku ishte sot në një takim me strukturat, Ilir Meta iu rikthye edhe njëherë bojkotit të zgjedhjeve lokale nga opozita në 2019. Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se Lulzim Basha kur ishte në krye të PD-së, iu lut duke qarë për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale, por në fund edhe pse caktoi vetë datën 13 tetor nuk u regjistrua. Arsyeja? Sipas Metës nuk e linte Edi Rama, por kjo kohë, tani ka marrë fund, tha ai.
“Kapën Lulushin. Për poshtërsinë e Lulushit, opozita nuk ka asnjë këshilltar. Lulushi më lutej dhe më qante mua. Se i thanë ata në Gjermani, ora vagabond mos thuaj atje që të kemi thënë ne ik nga parlamenti.
Dhe i thanë po hodhe një shashkë në atë miting, do të përjashtojmë nga PPE. Dhe mu lut mua, aman, derman. Dhe ma dha Lulushi datën 13 tetor mua. Por nuk pranoi as që të regjistrohej në KQZ, Lulushi.
Nuk e linte Rama. Ama nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Erdhi me zero investim në Shqipëri, por sot është kudo, në cdo aferë me Edi Ramën. Edhe sot që po flasim janë bashkë kundër pluralizmit politik. Këta bastardë që si dy klouna” tha Meta.