Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësisht, sipas tij, vështirësive që ka buxheti pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit. Por ai shtoi se, në ndryshim nga vitet e tjera, “do bëjë ç’është e mundur që ta marrin në fillim të muajit dhjetor”.
““Kemi indeksuar 2 herë pensionet, duhet të bëjmë më shumë. Për këtë arsye do vendosim përsëri, pavarësisht se çfarë situate është dhe çfarë vështirësish ka buxheti, bonusin e veçantë të pensionistëve para Vitit të Ri, këtë herë do bëjmë çmos ta marrin në fillim të dhjetorit dhe buxhetin në tjetër, edhe nga taksa e jashtëzakonshme, çfarë do marrim do e vendosim në dispozicion të kësaj përpjekje të përbashkët që të qëndrojmë edhe kësaj vale të tretë, që nuk na u ndanë, dhe të dalim më të fortë”, tha Rama.