-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Ribery ‘i jep fund’ pas 22 vitesh, nuk i mban lotët në daljen e fundit në fushë!

Kryesoret

Salernitana fitoi këtë të shtunë 1-0 me Spezia për javën e 11 në Serie A të Italisë. Në këtë duel në fushë doli edhe Franck Ribery, sulmuesi që e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare.

Pas 22 viteve karrierë si profesionist dhe 29 trofeve të fituar, francezi përshëndeti tifozët e Salernitanës, skuadër kjo ku kaloi sezonin e fundit.

Sulmuesi nuk mundi t’i mbante lotët në një ditë si kjo, me tifozët në Salerno që thirrën në kor emrin e tij. Ribery për shkak të problemeve fizike vendosi të mos luajë më futboll, me daljen e sotme në fushë që ishte e fundit.

Ribery tanimë do jetë drejtor në klubin e Serie A, duke nisur një tjetër përvojë me futbollin. 39 vjeçari ka luajtur në klube si Boulogne, Metz, Galatasaray, Marseille, Bayern Munich, Fiorentina dhe Salernitana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit