-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e të riut, Rama kritikon protestuesit: Çfarë jeni ju që shkoni pas hienave?!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Lushnja komentoi sot sërish vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e policisë së shtetit dy net më parë. Mbrëmë për rastin tragjik u zhvillua një protestë përpara ministrisë së Brendshme duke fajësuar këtë institucion.

Por Edi Rama shprehet se policia nuk ka bërë asnjë shkelje dhe kritikoi qytetarët që iu bashkuan protestës, pas së tij sipas tij qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Janë hiena që kërkojnë të bëjnë çmos për të ngritur tensionin dhe zjarrin e urrejtjes ndaj policisë. “Çohuni se e vrau policia”, ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerzillëku, që njeriu i thotë vetes prit, çfarë shqiptari jam?

Si mundet të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime dhe t’u shkoj pas hienave që kërkojnë të sulmoj policinë. Kur nuk e di çfarë ka ndodhur. Të pres çfarë ka ndodhur. Këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj tejkalimi të masës nga policia, por kemi të bëjmë me ato që u thanë. Si mund të arrihet deri këtu?

Si mund të besohen këta që janë në gjendje ta kthejnë përmbys dhe të shqyejnë një kufomë kamera në kamera dhe mikrofon në mikrofon. Çfarë shqiptarësh janë ata që u shkojnë mbrapa hienave?!” tha ai.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit