-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ E rëndë, polici kufitar përplas për vdekje me makinë një fëmijë 12-vjeçar

Kryesoret

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një fëmije 12 vjeç, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Valarë të Gjirokastrës.

Raportohet se një automjet, që drejtohej nga një punonjës i policisë kufitare, i identifikuar si Estien Dine ka përplasur fëmijën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti tragjik.

‘Gjirokastër/Informacion paraprak: Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës.’, thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit