-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 orë nga vrasja e efektivit, ende asnjë gjurmë e 23-vjeçarit, pistat dhe dëshmitarët

Kryesoret

Kanë kaluar thuajse 24-orë nga vrasje e efektivit të ‘shqiponjave’ Novruz Celinaj me një plumb në kokë në Baltëz të Fierit. Autori i kësaj ngjarje, Azgan Mërnica vazhdon të jetë ‘i zhdukur’ dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tije.

Një vrasje e rëndë e cila ndodhi për arsye banale, një sherr viktimës dhe autorit, se kush do kalonte i pari me makinë rrugën, përfundoi në përdorimin e armës, me Azgan Mërnicën që nuk nguroi të vriste efektivin në sy të nënës së tij, Ajete Mërnica, e cila për policinë ka dhënë dëshminë e saj për ngjarjen. Gjithashtu nga autoritetet janë marrë 12 dëshmitarë, të gjithë të afërm të 23-vjeçarit.

Djali vrau policin në sy të saj, nëna e 23-vjeçarit: Po ziheshin, më pas dëgjova armën

Pasi kreu krimin i riu është larguar menjëherë me makinën e tij, të cilën e kishte braktisur pak metra larg, tek shtëpia e të afërmve dhe më pas është larguar me vrap nëpër fusha.

Policia e Shtetit si dhe RENEA, kanë vazhduar kontrollet edhe gjatë natës së mbrëmshme, ku kanë ‘krehur’ disa fshatra.

Nën vëzhgim është mbajtur më së shumti zona  e Apollonisë. Banorë të fshatit Pojan, kanë konfirmuar për gazetarin Fabion Xhafa, se 5 furgonë të RENEA-s kanë rrethuar mbrëmjen e djeshme Apolloninë, me dyshimet se Azgan Mernica fshihej atje, madje ende i armatosur, por kërkimet kanë përfunduar pa rezultat.

Lokalizimi i tij përmes qelizave të telefonit i pamundur, për shkak se 23-vjeçari e ka lënë celularin në makinë përpara se të arratisej.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz dhe ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte shërbimin kur u përball  në rrugë me 23-vjeçarin, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit