“Ky shofer shikon një film ndërsa drejton një autobus” kështu denoncoi një shtetas italian në rrjetet sociale, duke publikuar videon e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në veri të Romës. Sipas fotove dhe videove të postuara, shoferi e kishte veshur kabinën me fletë letre për të mos u parë nga pasagjerët teksa shikonin një video.
Pas ngjarjes së turpshme Atac, kompania e transportit publik Capitoline, e identifikoi dhe e pezulloi nga puna shoferin guximtar.
“Përfundimi i këtyre sjelljeve është objektivi i parë që i vendosëm vetes për t’i rikthyer vlerën e duhur shërbimit që bëjmë. Janë të pakta rastet që dëmtojnë të gjithë kategorinë.“, thuhet në një deklaratën e kompanisë.