-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizat për Kosovën, BE: Do të ketë një votim në fund të vitit

Kryesoret

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit, duke theksuar se shpreson që ky vendim të jetë pozitiv.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 24 tetor, Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.

“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, tha ajo.

Gjatë mbledhjes së një grupi punues të vizave në Këshillin e BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohet se kanë kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Ky sistem elektronik mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk kanë nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Shengen.

Procedura ligjore për të miratuar këtë sistem ka nisur më 2016, dhe sistemi pritet të jetë plotësisht operacional brenda vitit 2023 – pa ndonjë datë të saktë.

Von Cramon tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për vizat dhe vendimi për këtë çështje është i vonuar, por shtoi se vonesat janë “të padrejta” për shtetasit e Kosovës, që janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit