-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O noke më mbytën”! Berisha: Klithma e fundit, provat që të riun e vrau policia

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot policinë e shtetit dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti. Për Sali Berishën tashmë u vërtetua se Lear Kurti u vra nga dora e shtetit. Sali Berisha listoi kontradiktat e policisë dhe provat filmike që rrëzuan pretendimet fillestare të AMP-së.

O noke më mbytën”. Ishte klithma para se të jepte shpirt, sipas dëshmitarit të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive, hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes.

Hodhën poshtë trillimet dhe manipulimet, e inskenimet e një krimineli me uniformë në policinë shqiptare, Ardi Veliu. Për të mbrojtur padronët e tij përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin. Një bandë me katër policë u vërsulën mbi Lear Kurtin me një egërsi çnjerëzore.

Ardi Veliu, ky mashtrues gënjeu kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte përpara një objekti për të krijuar përshtypjen se ai po përgatitej për ndonjë akt delikuent. Ndërkohë që ai po ecte i vetmuar duke folur në telefon.

Trupi i tij kishte hematoma. Autopsia u krye në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tani nuk ka asnjë dyshim, që Lear Kurtit i morën shpirtin xhelatë me uniformë. Dhe pasi morën shpirtin e çuan në spital” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit