-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha non-grata, Escobar: Vendimin e morëm për shkak të korrupsionit

Kryesoret

I deleguari i Posaccëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar një vendim institucional shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha

Sipas tij, vendimi i marrë nga DASH ka ardhur si pasojë e korrupsionit që ajo ka konstatuar. Një thirrje, Escobar e ka për autoritetet shqiptare që bazuar në shpalljen non-grata, të veprojnë.

Escobar: Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto. Ne kemi partnerë të mirë në PD. Unë do u bëja thirrje mbështetësve që të mendohen për figurën që duan të bëjnë nëse vendosin të kenë një person të përcaktuar (non-grata) në krye të tyre.

Escobar mbrojti dhe punën e ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri. Ai u shpreh se të gjitha qëndrimet që mban ambasadorja, janë institucionale të DASH.

Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë është përfituese për Shqipërinë. Çdo ghjë që bën është në bashkëpunim me DASH. Janë qëndrime institucionale. Çështjet e krimit te organizuar kanë prekur rajonin, jo vetëm Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit