Ardi Hyksa, 37-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Policia ka bërë me dije se ai është banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, Tepelenë.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 47″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, Tepelenë, transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.