Kush është e vërteta është fatin e Ervis Martinajt, krim apo inskenim? Kësaj pyetje, policia e shtetit dhe asnjë agjenci tjetër ligjzbatuese nuk i ka dhënë ende asnjë përgjigje.
Sot policia dhe prokuroria nxorën për konsum në media lajmin se janë marrë në pyetje kushërinjtë Avdylaj në Shijak.
Por si e shikon eksperti Artan Rexhepi këtë lëvizje, kur në fakt nga policia nuk pritet për të mësuar kush është marrë në pyetje, por si është fati i tij.
Ai u shpreh për “5pyetjet.al” se policia e di fundin e kësaj historie.
Ku e futët Vis Martinajn? Flasin për herë të parë kushërinjtë Avdylaj në Shijak
“Absolutisht! Policia ka dijeni për çdo gjë, thjesht po bëjnë legjitimimin e veprës penale për ta shtrirë në kohë për të mos prodhuar pasoja.
Në gjykimin tim, policia e di fundin dhe i nxjerr materialet me pikatore. Sa i dështon një situatë, nxjerr një gjë pozitive, i kanë gati këto gjërat.
Unë jam ekspert dhe nuk mund të hamendësoj, janë dy variantet në lojë, por më i mundshëm është varianti që të mos jetë më” tha ai në një intervistë për “5pyetjet.al”.