Një dhëndër u vra në Meksikë pak çaste pas dasmës së tij si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme mes karteleve të drogës. Ironia tragjike është se dyshohet se ekzekutorët vranë njeriun e gabuar.
Marco Antonio Rosales Contreras, 32 vjeç, po largohej nga ceremonia e tij e dasmës në kishën Neustra Señora de La Candelaria në Caborca rreth orës 17:00. kur ai u qëllua.
Dëshmitarët thanë se panë një burrë të panjohur të hapte zjarr dhe menjëherë pas kësaj u largua. Antonio, një inxhinier kompjuteri nga Guadalajara, dha frymën e tij të fundit rrugës për në spital.