Një tragjedi ka ndodhur në Spanjë. Një 50 vjeçar i cili kishte probleme mendore, ka vrarë 3 persona pas një konfliti me babain e tij.
Mediat spanjolle gjithashtu raportuan se të shtënat filluan pasi burri u grind me babain e tij 81-vjeçar, i cili gjithashtu u plagos nga i biri. Autori u kap në shtëpinë e tij në Argamasilla de Calatrava në rajonin jugor të Castilla La Mancha me një pushkë dhe filloi të qëllonte.
“Dy persona të tjerë u plagosën në të shtënat, një polic 49-vjeçar i Guardia Civil dhe një burrë tjetër, që besohet të jetë një oficer i policisë lokale,”- tha një zëdhënës i shërbimeve lokale të urgjencës. Të tre të plagosurit u dërguan në spital.