-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk e pranoj”, gjykata shpall të pafajshëm dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit

Kryesoret

Dritan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët u akuzuan për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë shpallur të pafajshëm. Ky vendim u mor ditën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Pasi në sallë u lexua vendimi, Krivaqa i cili erdhi në sallë me jelek antiplumb, shprehu ngushëllimet familjes së Osmanit, duke deklaruar se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nuk ekzistojnë.

Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, sigurisht që familjes tem i vjen shumë keq. Ajo që thotë prokurori nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston. S’ka të bëjë me atë që e thotë prokurori”, tha Krivaqa.

Kurse, Sejdiu tha shkurt: Nuk e pranoj fajësinë.

Kujtojmë që ngjarja se rëndë ka ndodhur më 21 gusht të këtij viti në Ferizaj, ku dy të rinjtë pasi kanë dhunuar për 24 orë 18-vjerçaren, e kanë hedhur në derën e spitalit të Ferizajt, ku dhe humbi jetën, për shkak të plagëve të marra.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit