Gjatë forumit të mbajtur ditën e sotme nga pedagogët Mimoza Hafizi ish-depuetetja e PS-së tha administrata drejtuese duhet t’i japë llogari trupës akademike dhe jo politikës, ndërsa propozoi se asnjë drejtues nuk duhet të ketë më shumë se një mandat në këtë rol.
“Unë kam folur shumë dhe do kisha dashur që ta marrë fjalën rinia, para 2 vitesh kandidova për rektore të uni Tiranës dhe këto problematika i kam diskutuar, një nga kërkesat kryesore ka qenë rritja e pagës së pedagogëve.
Nëse rektori bëhet bashkë me gjithë trupën situata është e pa rezistueshme për politikën, universitetit dhe pedagogëve u takon një rrogë e tillë. Dua të them që le ta hedhim shikimin drejt vetes, ku janë problemet tona. Nëse zgjidhim disa nga problemet e brendshme jemi shumë më të fortë edhe para politikës, në administrimin e universitetit jemi një bashkësi.” tha Hafizi.
Kujtojmë që kjo është java e dytë e protestës së pedagogëve, të cilët kanë paralajmëruar që do vazhdojnë të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre ku me kryesorja është rritja e pagave.
Vazhdon bojkotoi, pedagogët në forum për platformën universitare