Policia e Shkupit është vënë në alarm pas kërcënimeve se në 5 shkolla janë vendosur bomba.
Autoritetet menjëherë kanë evakuuar nxënësit dhe banorët e zonave pranë ndërkohë që vijon puna për gjetjen e tyre. Kërcënimet janë bërë nëpërmjet mesazheve në email.
“Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.