Pedagogët kanë dalë sërish në shesh për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i sindikatës së paganeve Sandër Kovaçi në një deklarate për mediat ka thënë se kërkesat e tyre janë minale.
Ai tha se MAS ka marrë përsipër disa kërkesa por profesariati është i pakënaqur, pasi nuk janë ezauruar kërkesat për rritjen e pagave dhe kërkimin shkencor.
“Jemi në fazën kur ministria e arsimit ka sjellë një përgjigje, një pjesë prej tyre mendojmë se do jenë të zgjidhshme sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë.
Edhe 8% që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit.
Sot e nesër vijon bojkoti, do marrim vendim ditën e premte për vijueshmërinë, por deri sa të marrin rrugë kërkesat tona, do vijojmë me bojkotin”, tha ai.