Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, kanë arrestuar 52-vjeçarin Adriatik Budani banues në fshatin Fitore, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në njoftimin e policisë thuhet se Budani është dënuar nga Gjykata e Apelit në Itali me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.