Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Derek Cholle i cili shërben si Këshilltar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kurti e ka falënderuar këshilltarin special të Antony Blinken-it për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Sot fola me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit (Derek Cholle) dhe falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar kreu i ekzekutivit në Twitter.
Gjithashtu, shefi i qeverisë e ka njoftuar atë për raportin e World Justice Project, ku Kosova radhitet më lartë se shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Siç tregohet në Raporti i vitit 2022, duke u renditur Kosovën si e para në ËB6 dhe të dytën ndër më të përmirësuarat në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon dorë për dore me paqen, sigurinë dhe demokracinë”.
Ndryshe, në muajin prill, Kurti gjatë vizitës së tij në ShBA, kishte takuar këshilltarin special të Sekretarit Amerikan, me të cilin kishte diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, prioritetet e përbashkëta dhe rrugën evropiane të Kosovës.