-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 600 mijë armë të vjedhura, BE ngre alarmin

Kryesoret

Bashkimi Evropian ka vendosur që të forcojë ligjet që rregullojnë tregtinë dhe transportin e armëve si një përpjekje për të parandaluar rënien e armëve në duart e bandave kriminale mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të rrisë përhapjen e armëve të paligjshme.

Komisioni Evropian vlerëson se rreth 35 milionë armë të paligjshme janë në duart e civilëve në të gjithë bllokun. Rreth 630.000 armë zjarri janë të listuara si të vjedhura në bazën e të dhënave të sigurisë dhe kufirit të BE-së.

Ky vendim i Komisionit Evropian përfshin procedura më të qarta dhe të përbashkëta për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve. Një sistem elektronik licencimi do të vihet në funksion për aplikimet e importit dhe eksportit për të zëvendësuar sistemet më të ngadalta të bazuara në letër që kanë shumica e vendeve.

Standarde më të rrepta do të vendosen për prodhimin e armëve alarmuese dhe sinjalizuese. Armët e tilla u konvertuan nga ekstremistët dhe u përdorën në sulmet e përgjakshme të Parisit në vitin 2015 dhe në vrasjen e stafit të revistës satirike franceze Charlie Hebdo./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit