-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet tronditin Juven! Hileja me pagat dhe borxhi për Ronaldon

Kryesoret

16 të dyshuar me në krye Presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli dhe numrin dy Pavel Nedved, dyshohen për trukim të bilanceve, duke nisur nga fitimet për vitin 2019 dhe 2021.

Prokurorët janë të bindur se udhëheqja e Juventusit ka përhapur me vetëdije “lajme të rreme” në ‘manovrën e parë të pagave’, të miratuar në Mars 2020, në periudhën e pandemisë. Për ta vërtetuar këtë prokuroria ka dokumentuar me anë të përgjimit biseda mes lojtarëve.

Kapiteni, Giorgio Chiellini i cili nuk është nën hetim, pasi kishte arritur një marrëveshje, u tregoi shokëve të skuadrës se njoftimi për shtyp i klubit do të përmbante informacione të ndryshme dhe rekomandoi që të mos flitej për këtë me median.

Të përgjuar janë jo vetëm futbollistët por edhe zyrtarë, drejtues, ekonomistë të klubit. Manovra është bërë mes futbollistëve të cilët sipas klubit kishin rënë dakord për të mos pretenduar 3 muaj rroga.

Kjo do të kursente 90 milionë Euro. Sipas prokurorisë, klubi torinez i detyrohet edhe 20 milionë Euro Ronaldos, por ky borxh nuk është regjistruar në bilance.

Pas skandalit, Presidenti Agnelli ka thirrur drejtuesit dhe stafin duke i qetësuar. “Kemi nevojë për unitet, klubi ka vepruar gjithmonë me korrektësi”, është kuptimi i mesazhit që ka dashur të nënvizojë Andrea Agnelli i shoqëruar nga avokatët. Telashet sapo kanë filluar…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit