-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spektakël në ‘Artemio Franchi’, Milani thyen Fiorentinën dhe kalon Juventusin në renditje

Kryesoret

Milani vazhdoi serinë e fitoreve prej katër ndeshjes duke triumfuar dhe në Firence mbrëmjen e sotme.

Një sfidë e cila mes shumë emocioneve u vulos në shifrat 1-2 në favor të kuqezinjëve, ku gjithçka u vulos në 6 minuta.

Pjesa e parë la thatë të dyja skuadrat por e dyta rezultoi komplet e kundërta.

Një asist me finte i Leaos u shfrytëzua në maksimun nga Loftus-Cheek, i cili realizoi në  favor të kuqezinjve në të 48-tën.

Vetëm dy minuta më pas, e majta e Alfred Duncan kaloi pas shpinës së Maignan, duke “ndezur” festën violë në “Artemio Franchi”. Në të 54-tën, portugezi Leao mori një top të bukur, sulmuesi pasi kaloi portierin, e pati një lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.

Milani me këtë fitore kalon në vendin e dytë të Serie A, duke lënë pas Juventusin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit