-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje si në filma! Iu qepën të dashurës, ja si u zbulua shkodrani në Turqi

Kryesoret

Drejtësia shqiptare vazhdon bashkëpunimin me palën turke për të ekstraduar drejt Tiranës, Ibrahim Licin, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali.

Nga hetimet ka rezultuar se Ibrahim Lici në 24 korrik 2021 ka udhëtuar nga Kosova në territorin turk, duke përdorur një linjë ajrore.

Pra me avion qetësisht. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij shqiptare, të nxjerrë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit.

Por si u zbulua? Autoritetet shqiptare po e ndiqnin “këmba këmbës” dhe agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të tij.

Baza ku qëndronte në Turqi u zbulua përmes një vajze që mendohet se është e dashura e tij. Agjentët kanë ndjekur vazjën për të shkuar në bazën e tij.

Shkresa e komunikimit me autoritetet turke doli në media. Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim për shkresën e dërguar nga pala turke që doli.

Dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerrë në media dhe për këtë ka nisur një hetim.

Kush ishte mafiozi që vrau dy vëllezërit? Dosja e përgjimeve zbuloi shokun e killerit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit