Ukraina po përballet me masa drastike për sa i takon ndërprerjes së energjisë elektrike.
Agjencia e energjisë do të zbatojë një plan të menjëhershëm për të shmangur një ndërprerje të plotë të elektricitetit.
Njoftimi erdhi pas sulmeve ruse në objektet energjetike të Ukrainës gjatë natës, të cilat lanë Kievin dhe rajonin përreth me “një mungesë energjie prej 30% të konsumit”, tha ai.
“Për të parandaluar një ndërprerje të plotë të kryeqytetit dhe rajoneve qendrore të Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo po prezanton kufizime të paprecedentë emergjente. Orari i ndërprerjeve të shpallur dje nuk është më i rëndësishëm. Fatkeqësisht, ndërprerjet më të rënda dhe më të gjata do të zbatohen në ditët në vijim”, vijoi ai.
Postimi u kërkoi banorëve të përdorin energjinë elektrike me kursi”, veçanërisht në mëngjes dhe natën.