-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- Momenti i arrestimit të “biznesmenit” të kokainës, 3 vite më parë vuri DEA-në në lëvizje

Kryesoret

Gentian Malindi është arrestuar ditën e sotme nga policia në zonën e Vorës. Gjatë kontrollit ai i ka paraqitur policisë një mjet identifikimi të rremë dhe është hequr si qytetar i Kosovës.

Malindi prej 3 vitesh ishte shpallur në kërkim, pasi një ngarkesë me 137 kilogramë kokainë po vinte nga Ekuadori në emër të tij në portin e Durrësit. Aso kohe, kokaina u sekuestrua nga DEA amerikane dhe u zëvendësua me oriz.

Ai arriti të arratisej dhe ti shpëtonte prangave, por në videon që ka dërguar policia së bashku me njoftimin e saj, “biznesmeni” i peshkut dyshohet se nuk ka hequr dorë nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Siç shihet dhe në video atij i janë gjetur 1050 euro në momentin e arrestimit.

Ai është një person me precedent të mëparshëm penal. Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi është kapur me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa. Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”. Dyshohej se droga ishte nisur për në Itali.

DEA i zëvendësoi kokainën me oriz, kapet “biznesmeni” pas 3 vitesh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit