-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Berisha: I nxori Veliaj? Rama 22 mln euro për charter, ik para protestës

Kryesoret

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot dorëheqjen Edi Ramës pasi hakerat zbuluan se ka udhëtuar 137 herë me charter. Për kryetarin e PD-së, udhëtimet kapin vlerën e 22 mln euro të shpenzimeve. Sali Berisha tentoi edhe diversionin duke aluduar se pas nxjerrjes së të dhënave mund të jetë Erion Veliaj.

Më lejoni t’ju informoj statistikën e fundit, që tejkalon çdo imagjinatë. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe i botës, i ka lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vite në mandatin e tij, presidenti amerikan Bush, ka udhëtuar me Air Force One, 74 herë, gjysmën e Edi Ramës, dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinente të botës.

Por Air Force One nuk është përdorur kurrë për vikende, për udhëtime boshe, etj. Kjo është një çmenduri. Kancelari i Austrisë, një vend dhjetë herë më i pasur se Shqipëria, nuk udhëton me çartë, por me linjë tregtare.

Nuk i transporton ministrat me avion taksi, por me linja tregtare. Do të japësh sqarime deri në një. Shqiptarët nuk do ia falin kurrë këtë abuzim që shkon në 22 milionë euro. Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos presë që ta dorëheqin shqiptarët e zemëruar.

Të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ja nxori “Homeland” apo Erion Velia, kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Por ky është abuzimi më i madh pas djegësave. E ftoj të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit