Policia e Korçës ka arrestuar Kristjan Prendi dhe Martina Pepa pasi u kapën duke transporter emigrantë në mënyrë të paligjshme.
“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 16, Korçë, automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. P dhe pasagjere shtetasen M. P për të cilët, në bazë të informacioneve të siguruara, dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 2 të arrestuarit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.