Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi vinin baste sportive.
Sipas njoftimit të policisë Xh. N 28 vjeç dhe M. A 38 vjeç, të dy banues në Tiranë u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Ç 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.