Një person është arrestuar sot në Përmet dhe djali i tij është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për plagosjen e tre personave dje në Përmet.
Nga operacioni u sekuestruan 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.
“Dje në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike” thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.