-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policët “hedhin kapelen”, çdo ditë japin dorëheqjen 7 policë, shkak pagat

Kryesoret

Çdo ditë 5 deri në 7 punonjës policie kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu.

Kryesisht ata janë nga niveli bazë. Mësohet se vetëm gjatë muajve të fundit 600 punonjës policie të nivelit bazë janë larguar.

Pagat e ulta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve dhe niveli I stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5 vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen.

Kërkesa për dorëheqje ka dhe nga nivele të tjera ku numri total I policëve që kërkojnë të largohen është rreth 2 mijë.

Klodian Xhaferri është një prej punonjësve të policisë që megjithëse e kishte pasion këtë profesion për të cilin u arsimua në Turqi dhe mori gradën nënkomisar pas 7 vitesh punë dha dorëheqjen

“Paguhesha 57 mijë lek. Patrulloja me makinën time dhe në ngjarje shkoja me makinën time. Në polici nuk merret për bazë terreni por statistikat. Nëse nuk I ke statistikat si ti kërkojnë do detyrohesh të gënjesh. Polici kur nuk gjen dot të drejtën e tij si mund ti japë të drejtë qytetarit. Eprori thotë do bëhet si them unë jo si thotë ligji”, tha Klodian Xhaferri, ish punonjës policie.

E mendon rikthimin në polici?

Xhaferri: Jo!

Përveç të dorëhequrve policia po tkurret edhe nga punonjësit e policisë të cilët po shkarkohen pasi kryejnë shkelje të ndryshme. Vetëm një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku përjashtoi 5 punonjës policie, ndërsa nga fillimi i këtij viti numri i tyre është 52.

Boshllëqet e krijuara nga dorëheqja e policëve apo përjashtimi I tyre krijojnë ngarkesë për policët në detyrë.

Kjo mbingarkesë ndikon në performancën e tyre fizike dhe psikologjike dhe I ekspozon drejt shkeljeve që jo rrallë herë kanë dhe ngarkesë penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit