Bankat turke , zakonisht një shtyllë e fortë e ekonomisë turke, janë në rrezik nga ekspozimi i tyre i detyruar dhe i madh ndaj borxhit turk, rezultat i politikës joortodokse të Erdoganit,
Në një takim që patën të hënën me ministrin e Financave, Nuredin Nebati, krerët e bankave të mëdha turke dhanë alarmin për efektet e politikës së qeverisë në sektorin bankar.
Ata protestuan ndaj rregullave që i detyronin të mbanin sasi të mëdha obligacionesh të qeverisë turke dhe, në një kritikë të pazakontë ndaj politikës së Erdoganit , paralajmëruan se akumulimi i borxhit turk në bilancet e tyre përbënte rreziqe afatgjata për sistemin bankar.
Këto janë një sërë rregullash dhe rregulloresh të reja që Banka e Turqisë u ka vendosur bankave turke gjatë vitit, duke i detyruar ato të blejnë borxhin turk për të lehtësuar huamarrjen e qeverisë, për të ulur kostot e huamarrjes së vendit dhe për të mbështetur monedhën e saj. E fundit nga këto rregulla u vendos javën e kaluar dhe kërkon që bankat të mbajnë më pak se 50% të depozitave të tyre në lira turke