Pedagogët, aspak të kënaqur nga rritja e pagave që iu ofrua nga qeveria kanë vendosur të mbajnë një protestë masive ditën e nesërme (të hënën).
Ashtu siç ishte shprehur dhe më herë, kreu i PD-së ka dalë në mbështetje të tyre, por ende nuk dihet nëse do të jetë dhe vetë i pranishëm. Më herët ai ka deklaruar që është mbështetës i çdo akuze të drejtë.
Ai ka bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në protestë.
“Vazhdon, i pamposhtur, bojkoti dhe protesta kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.
Nga ana tjetër opozita po përgatite për një protestë në 12 nëntor, e cila është paralajmëruar disa herë nga kreu i PD-së. Ky i fundit ka si synim të rrëzojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit.