Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash
Fatura të kripura për energjinë elektrike? Reagon Rama: Fake news
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke thënë se çmimi nuk do të rritet.
Por përveç këtij njoftimi shumë të rëndësishëm për shqiptarët Rama nuk ka përtuar të sulmoj opozitën dhe median duke thënë se lajmi për rritjen energjisë elektrike është dyfish i rremë.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në Twitter.