Katër armë, para dhe drogë, janë sekuestruar nga policia në 24 orët e fundit.
Një shtetas është arrestuar për vrasje në Pogradec. Po ashtu 2 armë gjahu, para kallashnikov dhe pistoletë janë gjetur në berat dhe në Lezhë.
Bilanci i policisë:
është lokalizuar dhe vënë në pranga një shtetas, për vrasje, në Pogradec;
janë sekuestruar 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, në Lezhë;
janë sekuestruar 2 armë gjahu dhe shuma parash, në Përmet dhe në Berat;
janë zhvilluar 3 operacione në fushën e krimit ekonomik, në Tiranë dhe në Elbasan;
është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së kanabisit, në Lezhë, ku është sekuestruar një sasi lënde narkotike.